De Biazi, në skandalin e basteve të vitit 1986

/* */
Pas largimit nga Udineze (shkurt 2010), De Biazi vazhdoi si komentator sportiv për ndeshjet e Ligës së Europës (të transmetuar nga Mediaset), për të vazhduar më pas edhe ndeshjet e Serisë A, por për kanalin e Mediaset Premium. Por, nga 14 dhjetor 2011, Xhani De Biazi është zyrtarisht trajneri i Shqipërisë, duke u bërë për herë të parë trajner i një ekipi Kombëtar. De Biazi do të përgatisë Shqipërinë në fushatën kualifikuese të Botërorit 2014, ku vendi ynë ndodhet në grupin E, së bashku edhe me Norvegjinë, Slloveninë, Zvicrën, Qipron dhe Islandën. Por cila është jeta e tij futbollistike, si lojtar dhe si trajner?
LOJTAR
I rritur në Trevizo ku dhe koleksionoi 25 ndeshje (1974-1975) si lojtar profesionist (shënoi dy gola), tërhoqi vëmendjen e Interit (1975-1976, por pa luajtur asnjë ndeshje) për të kaluar më pas te Rexhina. Debutimin në Serinë A e bëri me Peskarën (1977-1978, 24 ndeshje). Me Breshian luajti për gjashtë sezone (1978-1983, 171 ndeshje, 13 gola), duke e vazhduar karrierën me Palermon (1983-1986, 105 ndeshje, 7 gola). Mediat italiane shkruajnë se ai është përfshirë në skandalin e basteve në futboll në vitin 1986, duke u skualifikuar për një muaj, kur ishte në radhët e Palermos, së bashku edhe me 11 lojtarë të tjerë, si dhe presidentin Salvatore Mata dhe drejtorin sportiv Onofrio Skilaçi. Në fakt, ky ishte skandali i dytë basteve ilegale, në të cilat ishin përfshirë disa ndeshje të kampionateve profesioniste në sezonet 1984-1985 dhe 1985-1986, pasi ai i pari kishte shpërthyer në vitin 1980. Në sezonin 1986-1987, De Biazi luajti me Viçencën, për ta vazhduar më tej me Trevizon. Karrierën si lojtar e mbylli pas 25 vjetësh, në vitin 1990, kur luante me Basano Virtus.
TRAJNER
Xhani De Biazi e nisi karrierën si trajner me të rinjtë e Basano Virtus, e më pas me ata të Viçencës. Vasteze (1992-1993) ishte dhe skuadra e tij e parë me të rriturit, kur ai ishte 36 vjeç. Karpi (tre sezone), Kozenca (Seria B), Spal (fitoi Kupën e Italisë të Serisë C), Modena (të cilën arriti që brenda dy sezonesh ta çojë nga Seria C1 në atë A), duke fituar edhe trofeun “Bankina e argjendtë”, pasi tregoi një lojë të shpejtë, dinamike, agresive dhe lojë me topa të ulët. Karriera vazhdoi me Breshian e Serisë A, nga viti 2003 deri në janar të vitit 2005, duke pasuar në bankinë Karlo Manconen, por që ia la më pas detyrën pas shkarkimit Alberto Kavazinit. Në vitin e parë te Breshia ai ka drejtuar edhe Roberto Baxhon, por pa mundur të trajnojë Igli Taren (te Breshia në sezonin 2001-2003, 75 ndeshje, 15 gola), pasi sulmuesi shqiptar ndoqi trajnerin Macone, kur ky i fundit shkoi për të drejtuar Bolonjën. Në sezonin 2005-2006 drejtoi Torinon (të sapolindur nga falimentimi i Çiminelit), dhe ia doli ta çojë në Serinë A, qysh në tentativën e parë të tij me një skuadër të ndërtuar në harkun e një jave (falë një hapjeje speciale të merkatos), duke fituar në plejof kundër Mantovës. Konfliktet me presidentin Kairo, sollën dhe shkarkimin e De Biazit pak ditë para fillimit të kampionatit, por kur duheshin dhe 14 javë nga fundi i kampionatit, Kairo, i penduar e thërriti në detyrë dhe De Biazi arriti ta shpëtojë nga rënia në Serinë B. Në tetor 2007 nisi edhe aventura jetëshkurtër spanjolle me Levanten, edhe për shkak të falimentimit financiar të klubit nga Valencia. Torino doli sërish në skenë në prill të vitit 2008 (arriti sërish ta shpëtojë), “Granatën” e drejtoi për 15 ndeshje edhe në sezonin 2008-2009, para se të shkarkohej, i zëvendësuar nga Valter Novelino (ky i zëvëndësuar më pas nga Xhankarlo Kamoleze, së fundi një ish-kandidat për stolin e Shqipërisë). Në dhjetor të vitit 2009 mori Udinezen, por mbijetoi vetëm dy muaj (u shkarkua në shkurt të vitit 2010). Gjatë një interviste të dhënë për Sky.it (25 tetor 2011), De Biazi, i pyetur se kë do të dëshironte të drejtonte, Levanten në Spanjë apo Udinezen në Itali, tekniku u përgjigj kështu: “Sinqerisht, Udinezen. Jo për gjë, por mbërrita në vendin e duhur në momentin e gabuar (dhjetor 2009). Pata pak kohë për të punuar, skuadra ishte në vështirësi dhe gjithçka shkoi keq. Për fat, ishte Levante ajo që më dhuronte kënaqësi”. Në rolin e komentatorit dhe analistit (punë që e ka bërë dy vitet e fundit), De Biazi i ka çmuar shpeshherë për lojën e tyre, dy lojtarët me origjinë shqiptare, si Blerim Xhemailin e Napolit, ashtu dhe Migjen Bashën e Torinos. “Xhemaili është një lojtar, që vetëm mund të rritet”.
Blog në internet
Trajneri i ri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, ka një faqe interneti me adresën Giannidebiasi.it.
Vasteze
Skuadra e Sericë C (2) është edhe ekipi i parë i drejtuar nga De Biazi (1992-1993)
Levante
Tekniku italian e ka drejtuar skuadrën spanjolle, Levante, në tetor të vitit 2007.
Udineze
Është skuadra e fundit e drejtuar nga De Biazi. E ka drejtuar në sezonin 2009-2010.
JEHONA NË MEDIA
Calciomercato.it
“Xhani De Biazi, ish-trajneri i Levantes, Torinos dhe Udinezes, rikthehet në futbollin e luajtur, duke firmosur një kontratë dyvjeçare me Shqipërinë dhe përgatitur fushatën kualifikuese të Botërorit 2014 të vendit ballkanik”
ANSA.it
“Trajneri italian, Xhani De Biazi, 55 vjeç, është trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Federatës, Lirim Zalla. De Biazi, i cili do të mbërrijë hënën, do të përfitojë 200 mijë euro deri në vitin 2013”