E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Shulku: UEFA ka mekanizmat e saj

/* */

Shefi i Sektorit të Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, “Tashmë të gjithë janë në dijeni se ka ardhur një informacion nga UEFA, në lidhje me dyshimet e saj për trukimin e disa ndeshjeve të kampionatit shqiptar. Por, ky është një informacion që vjen zakonisht, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në vendet tona fqinjë ku luhet futboll. UEFA dyshon se ato ndeshje mund të jenë të trukuara, për hir të koeficienteve të basteve të vendosura gjatë ndeshjeve. Megjithatë, sipas investigimeve tona, dhe nga ato çka ne mund të hetojmë janë ndeshje normale. UEFA ka organizma më të sofistikuar, dhe mund t’i shohë me më shumë detaje ato. Nëse do të jetë diçka e provuar dhe e faktuar, UEFA mund të marrë masat e saj”, - tha Shulku per "Telegraf".

Në mars të këtij viti, Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, nisur edhe nga dyshimet e FIFA-s, zhvilloi një seancë investigimi ndaj 18 zyrtarëve (delegatë, vëzhgues, gjyqtarë, asistentë). “Në fakt, ajo nisi pas dyshimeve për disa ndeshje të dyshuara. Në kemi në FSHF, inspektorët e disiplinës, që merren pikërisht me hetimin e ndeshjeve të dyshuara. Janë dy juristë. U bë një hetim i gjerë dhe ato hetime ku u pyetën, arbitra, vëzhgues, delegatët në ndeshjet përkatëse dhe, në atë kohë që u mblodhën (mars 2011) nuk doli asgjë”, - theksoi shefi i Sektorit të Garave.

KONKLUZIONET E UEFA-s

Dinamo-Skënderbeu 2-3
Nuk ka shumë për të thënë këtu. Nuk kam parë kaq shumë lëvizje koeficientesh. Të dyja skuadrat e dinin si do të përfundonte ndeshja. Konkluzioni: 100% e fiksuar.

Shkumbini-Besa 2-2
U luajt me handikap për ekipin udhëtues. Konkluzioni: E fiksuar.

Kastrioti-Teuta 3-1
Fiton ekipi vendës dhe shënohen më shumë se tre gola. Konkluzioni: E fiksuar.

Tirana-Elbasani 6-1
Ekipi udhëtues është një mbeturinë dhe thjesht pëson gola për të fituar para. Konkluzioni: 100 % e fiksuar.
Elbasani-Bylis 0-2
E përcaktuar që do të dilte 0-2. Konkluzioni: E korruptuar, madje në mënyrë të qartë.

Skënderbeu-Laçi 2-0
Kjo ndeshje është e fiksuar. E dinin mirë që dilte 2-0. Konkluzioni: E luajtur me rezultat të saktë 2-0. E fiksuar.

Flamurtari-Dinamo 6-2
Bastet ishin të gjitha nga një anë dhe besonin se do fitonte skuadra vendëse me shumë gola. Në pushim u ndërprenë bastet. E fiksuar. U luajt për fitore dhe shënohen shumë gola.

Besa-Kastrioti 3-2
Këtu nuk ka vend për debate. Ata që i kanë vënë bastet, kishin dijeni. I habitur se si bastet kanë qëndruar hapur dhe e kanë pranuar. 100 për qind e fiksuar për rezultat të saktë 3-2.

Elbasani-Teuta 2-4
Ata që vinin baste ishin shumë të sigurt se fitonte Teuta dhe shënoheshin më shumë se tre gola. 100 për qind e fiksuar.

Bylisi-Shkumbini 2-0
E qartë që në fillim. Të gjithë ata që vinin bastet, e dinin ç’po bënin. E fiksuar turpshëm 100 për qind: fitore me rezultat të saktë 2-0.

Ligji për trukimet, deri në 7 vjet burg

“Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri ne 2 vjet burgim. Po kjo vepër, kur kryet me qëllim përfitimi pasuror, dënohet me burgim nga 2 deri në 7 vjet dhe gjobë nga 100 mijë lekë deri në 3 milionë lekë”. Kjo është ajo që shkruhet në “Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë” ose ligjin Nr. 7895 date 27.01.1995 (i përmirësuar).
Kërkesa për një futboll me “këmbë të pastra” synon rishikimin e ligjit për të frenuar fenomenin shkatërrues të futbollit shqiptar si trukime, shitje, e fiksime te rezultateve në botën e sportit. Trukimet e sporteve tashmë do të gjykohen në bazë të Kodit Penal dhe çdo ndërhyrje në sport do të dënohet si vepër penale.

Akuzat e forta të Alfred Zijait

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Alfred Zijai, gjatë një interviste të tij (më 22 nëntor) akuzoi publikisht FSHF-në se ishte e përzier në trukime, duke veçuar edhe emrin e ish-gjyqtarit të FIFA-s, Bujar Pregja, si një person që ndikon në trukimin e ndeshjeve. Vetë Pregja i hodhi poshtë akuzat, ndërkohë që Komiteti Ekzekutiv në një mbledhje të tij ngriti një grup pune për të hetuar akuzat e Zijait.

Ndeshjet e dyshuara
në 20 vitet e fundit

Skuadrat shqiptare janë përfolur sistematikisht vitet e fundit për trukime ndeshjesh, jo vetëm brenda kampionatit vendës, por edhe në arenën ndërkombëtare. Jashtë aludimeve për afera të pista nuk ka mbetur as Kombëtarja shqiptare, e cila shpesh është vënë në qendër të kritikave për rezultate të dyshimta. Ja disa nga ndeshjet e përfolura:

1990-1991: Tomori–Traktori 6-5
1990-1991: Besa-Traktori 6-5
1991-1992: Selenica-Tirana 4-2
1992-1993: Pogradeci–Kastrioti 1-6
1992-1993: Besa–Tirana 7-1
1994-1996: Shqipëri-Uells 1-1
2002-2003: Besa – Partizani 5-4
2006-2008: Rumani-Shqipëri 6-1
2002-2003: Dinamo-Brondbi 0-4
2003-2004: Dinamo-Lokeren 0-4
2003-2004: Partizani-Birkikara 4-2
2003-2004: Vllaznia-Dandi 0-2
2004-2005: Partizani-H.B.Sakhnin 0-3, 1-3
2004-2005: Dinamo-Otelul Galati 0-4
2005-2006: Ekranas-Elbasani 3-0
2007-2008: Bezhanija-Besa 2-2
2007-2008: Besa-Liteks Loveç 0-3
2007-2008: Slaven Belupo-Teuta 6-2
2009-2010: Vllaznia-Rapid 0-3, 0-5
2009-2010: Stabaek-Tirana 4-0
2010-2011: Elbasani-Bylis 8-4
2010-2011: Kamza-Turbina 10-0
2010-2011: Dinamo-Elbasani 3-1
2010-2011: Elbasani-Bylis 0-2
2010-2011: Laçi-Elbasani 3-1
2010-2011: Dinamo-Skënderbeu 2-3
2010-2011: Tirana-Elbasani 6-1
2010-2011: Skënderbeu-Laçi 2-0
2010-2011: Flamurtari-Dinamo 6-2
2010-2011: Besa-Kastrioti 3-2
2010-2011: Elbasani-Teuta 2-4
2010-2011: Bylis-Shkumbini 2-0
2010-2011: Shkumbini-Besa 2-2
2010-2011: Kastrioti-Teuta   
2011-2012: Kastrioti-Vllaznia 2-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›