Klubet shqiptare, gjashte vjet te paorganizuara
Klubet shqiptare te futbollit, ne gjashte vitet e fundit kane filluar te shesin te drejten televizive. Gjate sezoneve te fundit klubet e Kategorise Superiore e shesin te drejten televizive ne kanalet televizive shqiptare, ne baze te nje marreveshje, qe arrihet ne fillim te sezonit. Per shembull Tirana vendosi qe kete sezon t'ia shese te drejten televizive "TVSh"-se. Kampionet ne fuqi, Dinamo dhe Teuta kane arritur nje marreveshje me "Supersport". Ashtu sikurse gjate dy sezoneve te fundit edhe kete vit, Partizani ia shiti te drejten televizive "Vizion +". Keshtu, ekipet e rretheve kane arritur nga nje marreveshje me televizionet e tyre lokale, madje pjesa me e madhe nuk perfitojne asgje nga e drejta televizive. Keshtu, ideja eshte e tille, qe ne rast se klubet kryeqytetase per shembull, vecmas e shesin te drejten televizive nen 100 mije euro, aq sa paga e nje apo e dy futbollisteve, te gjitha klubet se bashku, ka te ngjare ta shesin te drejten e nje kompani te madhe mediatike, mbi 1 milione Euro. Edhe ne raste kur kampionati mund te humbe interesin, kontrata e te drejtes televizive do te jete ne favor te futbollit dhe te klubeve te Superiores. Ne rast se kampionati do te jete interesant dhe ekipet shqiptare do te luajne me sukses ne arenen nderkombetare, atehere e drejta televizive sjell, sikurse edhe neper vende te tjera, te ardhura te bollshme si per ekipet e suksesshme, edhe per te tjerat.