Klubet, humbje nga e drejta televizive
Klubet e Kategorise Superiore duhet te organizohen dhe te arrijne nje marreveshje, nen monitorimin e FSHF-se, qe te shesin te drejten televizive, me qellim qe te grumbullojne me shume te ardhura, per te mos hasur probleme ne perballimin e shpenzimeve te sezonit futbollistik. Idene qe klubet e kampionatit shqiptar, te organizohen dhe ta shesin te drejten bashkerisht e hodhi ne konferencen e fundit per shtyp, pak dite me pare kreu i FSHF-se, Armando Duka. Nga viti 2000 klubet shqiptare e shesin te drejten televizive ne menyre te pavarur dhe duke mos qene te organizuara mire perfitojne shume me pak, nese do te ishin te gjitha bashke dhe do te zbatonin nje praktike te ngjashme me vendet e tjera, qe sigurojne te ardhura te mjaftueshme nga e drejta televizive . "Vendosin vete klubet e futbollit ne Shqiperi, per te shitur ose jo te drejten televizive, si per ndeshjet kombetare, ashtu edhe per ndeshjen nderkombetare. Klubet mund te organizohen, sic eshte hedhur ideja e fundit, ose mund te vazhdojne te shesin te drejten televizive ne menyre individuale, sic veprojne aktualisht," - thekson, Tritan Kokona, zedhenes i FSHF-se. - "Ne vendet e zhvilluara si ne Itali apo ne Angli, klubet e shesin te drejten bashkerisht, te organizuara mire. Nga nje organizim i tille ato perfitojne me shume te ardhura. Ne Itali e drejta e Seria A i shitet nje prej kompanive televizive, qe ofron shumen me te larte dhe te ardhurat qe sigurohen iu ndahen klubeve te futbollit, ne baze te marreveshje," - perfundon Kokona. FSHF-ja nuk mund te inicioje klubet e Kategorise Superiore, qe ato te organizohen ne kete drejtim, pasi eshte ne interes te tyre dhe vetem nese ato do ta shohin te arsyeshme, mund te grupohen dhe te drejtohen ne FSHF per te mundesuar krijimin e nje lige profesionistesh, e cila mund te vihet ne zbatim gjate sezonin te ardhshem futbollistik. Viti 2009 pritet te sjelle ndryshime te medha ne organizimin e klubeve, sic eshte per shembull miratimi i ligjit te privatizimit. Keshtu rritja e nivelit dhe cilesise se kampionatit, do te varen nga zgjidhja e shpejte e disa ceshtjeve te medha qe presin zgjidhje, sic eshte edhe ligji i privatizimit te klubeve.
19 vite
Kampionati ka njohur rritje dhe ulje te vazhdueshme te interesit te tifozeve. Sivjet stadiumet jane braktisur ne mase dhe interesi ka rene, por ne rast te nje organizimi te ri, specialiste verejne se tifozet do te rikthehen serish neper stadiume.
Vleresimi
Edhe UEFA pritet te jape vleresime, ne rast organizimi te klubeve shqiptare, per te drejten televizive. UEFA eshte promotor i zhvillimit te futbollit, ne vende te ndryshme te Evropes. Edhe shitja e se drejtes televizive te klubeve shqiptare ne Evrope, do te kete interes.
Kombetarja
Pas nenshkrimit te marreveshjes me kompanine gjermane "RTL Grup", per shitjen e te drejtes televizive te kombetares sone per dy vjet, FSHF perfiton mbi tre milione euro, c'ka verteton se kampionati shqiptar ka mbetur shume pas ne kete drejtim.