E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shansi per nje rend te ri boteror

Nga Henry A.Kissinger

Ish-Sekretar Amerikan i Shtetit

Ndersa administrata e re amerikane pergatitet per te nisur punen, ne mes te nje prej krizave me te renda financiare dhe nderkombetare, mundet te duket kontradiktore te ngresh hipotezen se pikerisht, natyra teper e paqendrueshme e sistemit nderkombetar do te hape nje mundesi unike per nje diplomaci krijuese. Kjo mundesi fsheh nje kontradikte te dukshme. Ne nje plan, kolapsi financiar perfaqeson nje goditje te rende ndaj pozicioneve te SHBA. Ndonese vendimet politike te Amerikes shpesh here jane dukur te diskutueshme, recetat amerikane per nje rend boteror financiar, si rregull nuk jane kundershtuar kurre. Sot, ne te vertete, zhgenjimi per administraten amerikane eshte shume i perhapur.

Sot shkalla e deshtimit e ben te pamundur per pjesen tjeter te bote,s qe te fshihet prapa epersise amerikane. Cdo vend duhet te jape kontributin e tij ne kapercimin e krizes. Secili do te kerkoje te behet i pavarur prej kushteve qe sollen shembjen. Por ne te njejten kohe cilido do te jete i detyruar te perballet me realitetin, dhe ne kete menyre me dilemat e prodhuara nga kriza te cilat mund te jene zgjidhur vetem nepermjet nje veprimi te perbashket. Madje edhe vendet me te pasura duhet te perballen me nje reduktim te burimeve. Secili duhet t'i jape nje percaktim te ri prioriteteve te veta. Ketej do te dale nje rend nderkombetar vetem nese do te shkohet drejt nje sistemi te prioriteteve te pajtueshme. Perndryshe, rendi nderkombetar do te therrmohet, duke shkaktuar nje katastrofe.

Ne fund, sistemi, si politik edhe ekonomik, mund te harmonizohet vetem ne dy menyra: Duke krijuar nje sistem nderkombetar te rregullave politike me te njejtin kapacitet si ai ekonomik, ose duke reduktuar entitetet ekonomike ne nje nivel te menaxhueshem nga strukturat politike ekzistuese, rruge e cila ka shume te ngjare te coje drejt nje komercialiteti, mbase ne nivelin e organizmave rajonale. Nje marreveshje e re globale mbi modelin e Bretton Woods do te ishte shume e preferueshme si zgjidhje.

Roli i Amerikes ne kete ndermarrje do te jete vendimtar. Paradoksalisht, influenca amerikane do te jete shume me e madhe krahasuar me modestine e drejtimit te saj. Duhet te modifikojme sjelljen tone, si njerez qe jane gjithmone me te drejten, e cila ka karakterizuar shume qendrime amerikane, sidomos pas shembjes se Bashkimit Sovjetik.

Modeli i rendit boteror ekonomik qe do te shfaqet ne te ardhmen do te varet ne nje mase te madhe nga marreveshja qe Kina dhe Amerika do te perpunojne ne vitet e ardhshme. Nje Kine e frustruar mund te tentoje ndertimin e nje strukture aziatike ekskluzivisht rajonale, berthama e se ciles ekziston tashme ne strukturen Asean +3, Organizata e vendeve te Azise juglindore plus Kinen, Japonine dhe Korene e Jugut. Ne te njejten kohe, nese ne Amerike do te rritet proteksionizmi ose nese do te fillohet qe Kina te shikohet si nje kundershtar afatgjate, nje profeci e cila do te veterealizohet mundet te demtoje perspektivat e nje rendi boteror. Nje rikthim i ngjashem ne merkantilizmin dhe ne diplomacine e shekullit 19-te do te ndante boten ne entitete rajonale ne konkurrence, me pasoja te rrezikshme per te ardhmen. Marredheniet kino-amerikane duhet te cohen ne nje nivel te ri. Kriza aktuale mund te kapercehet vetem duke zhvilluar ndjenjen e objektivave te perbashketa. Ceshtje te tilla si mosperhapja e armeve te shkaterrimit ne mase, energjia dhe ambienti kerkojne lidhje politike me te ngushta mes Kines dhe SHBA. Brezi aktual i udheheqesve ka mundesine per te transformuar marredheniet trans-Paqesorit ne nje projekt per nje fat te perbashket, ashtu sic u arrit per marredheniet transatlantike te pasluftes, me ndryshimin e vetem se sfidat e sotme jane me shume politike dhe ekonomike sesa ushtarake.

Ky vizion duhet te perfshije edhe vende te tilla si Japonia, Korea, India, Indonezia, Australia dhe Zelanda e Re, ose si pjese integrale te trakturave trans-paqesore, ose permes marreveshjeve rajonale mbi ceshtje specifike si energjia, mosperhapja e armeve te shkaterrimit ne mase dhe ambienti.

Kompleksiteti ne boten qe po shfaqet, kerkon nga Amerika nje afrim me historik sesa kembengulja se cdo problem ka nje zgjidhje perfundimtare, te shprehur ne programe me limite kohore shpesh te lidhura me proceset e brendshme politike. Duhet te mesojme te operojme ne kufijte e te mundures, dhe te pergatitemi per te ndjekur objektivat finale permes nje varg nuancash. Nje rend nderkombetar mund te jete permanent vetem nese pjesemarresit e tij, kane ndare mes tyre jo vetem ngritjen, por edhe mbrojtjen. Ne kete menyre, Amerika dhe partneret e saj potenciale do te kene nje mundesi unike per te transformuar nje moment te krizes, ne nje dritare shprese.

"La Stampa"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›