E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilion Lika ve Dinamon perballe ceceneve

Ilion Lika, ish-portieri i Dinamos mesohet te jete shnderruar ne nje ndermjetesues mes ekipit te tij aktual te Cecenise, Terek Grozni dhe bluve, per nje ndeshje miqesore. Ekipi i Ilion Likes ndodhet ne Antalia, ku po zhvillon nje faze pergatitore, ashtu si edhe Dinamo. Keshtu, te shtune mund te realizohet nje ndeshje mes tyre. Blute e kryeqytetit ende nuk kane zhvilluar testin e pare, nen drejtimin e trajnerit Zlatko Dalic, per kete sezon. Madje Dinamo pas mberritjes se kroatit Bodrusic, nuk ka deklaruar mbylljen zyrtare te merkatos se dimrit. Kryeqytetasit, pese pike larg vendit te pare, synojne qe ne pjesen e dyte te gares, te fitojne titullin kampion ne Shqiperi. Deri ne fund te janarit, pritet edhe rikthimi i Sabino Plakut, ose afrimi i ndonje lojtari te Elbasanit. Marredheniet mes Likes dhe Dinamos, ekip me te cilen portieri kaloi pjesen me te madhe te karrieres, jane prishur dy sezone me pare. Shkak eshte bere nje ndeshje e kupes se Shqiperise, qe blute e humben me Besen e Kavajes dhe portieri eshte perjashtuar pas eliminimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›