Arsenal-Fabregas, Divorci në prag
Largimi
“Ne duam ta mbajmë me patjetër Fabregasin, është një lojtar i rëndësishëm për ne, është kapiteni ynë, duam të qëndrojë dhe prandaj nuk kemi mirëpritur asnjë ofertë”. Kështu u shpreh trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, por kjo nuk i ka pëlqyer Sesk Fabregasit. Sipas “Daily Mail”, në javët e fundit lojtari duket më se i bindur nga dëshira për t’u rikthyer në tokën katalanase dhe nuk e pranon linjën e ashpër të Arsenalit në lidhje me ofertën e Barcelonës. Nuk përjashtohet që këto ditë regjisti spanjoll të takojë drejtuesit anglezë për të theksuar vullnetin e tij për të veshur bluzën e Barçës.
#