Trajneri Lëv rinovon deri fund të 2012-s
Gjermani
Mediat gjermane kanë bërë të ditur se të dyja palët janë pajtuar për detajet e kontratës së re brenda pesë minutave dhe se Lëv ka deklaruar se do të ndjejë kënaqësi ta drejtojë kombëtaren në ciklin e kualifikimeve për Euro 2012. Federata gjermane gjatë ditës së djeshme sigurisht ka pohuar se do të zgjasë kontratën edhe me drejtorin sportiv të Kombëtares, Oliver Bierhof. Joakim Lëv ka marrë drejtimin e Kombëtares gjermane në vitin 2006, kurse më herët ka punuar dy vjet si ndihmës i Jurgen Klinsmanit. Skuadra e Lëvit bëri një paraqitje të mirë në Botërorin 2010.
#