E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xherrard do qëndrojë: Do të luaj me Kol

Liverpul

Stiven Xherrard do të qëndrojë te Liverpuli dhe ky është një lajm i kënaqshëm për trajnerin e “Reds”-ve, Roi Hodgson, i cili e ka marrë në dorë skuadrën në një moment të vështirë, pas një viti të keq në të gjitha drejtimet, veçanërisht në atë ekonomik. Xherrard duket entuziast për blerjen e Xho Kol. “Takova Hodgsonin dhe mbeta i mahnitur nga planet e tij për të ardhmen e skuadrës. Nuk kam thënë kurrë se do të largohem. Kol është një lojtar i madh. Në këto vite ka demonstruar cilësitë e tij edhe kundër nesh. Dhe të luash në krahun e tij me bluzën e Liverpulit, do të jetë fantastike”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›