Arsenal-Marsejë për kreun, Valencia pret Leverkusenin
Luhet sot në mbrëmje ndeshjen e katërta për fazën në grupe të Champions League. Sikundër dy javë më parë, edhe përballjet e sotme janë vërtet interesante, ku spikat mbi të gjitha Arsenal – Marsejë, betejë e vlefshme për kreun e grupit F dhe Valencia – Leverkusen. Borusia e Dortmundit do të kërkojë të hakmerret ndaj grekëve të Olimpiakosit për humbjen që këta të fundit u shkaktuan në Athinë. Sfida të qeta për Milanin dhe Barcelonën. Dy skuadrat e kanë siguruar kualifikimin, por po luftojnë vetëm për vendin e parë dhe të dytë. Interesante është edhe sfida qipriote mes Apoel Nikosias dhe Portos. Në ndeshjen e parë, qipriotët arritën t’u shkëpusnin një barazim luzitanëve.