Oliç: Bajern, dua të luaj më shumë
Sulmuesi Ivica Oliç është i gatshëm të largohet nga Bajern Mynihu në fund të këtij sezoni për shkak të aktivizimit të rrallë pas rikthimit nga dëmtimi serioz që pësoi sezonin e kaluar. “Jo, dua të luaj më tepër. Dua të kënaqem edhe për dy vite tjera” tha 32-vjeçari për të përditshmen gjermane TZ. I pyetur nëse do të vazhdojë qëndrimin në klub: “Nuk jam futbollist, i cili inkuadrohet në minutat e fundit të ndeshjes. Kjo nuk mjafton për mua”, përfundoi ai. Oliç ka kontratë me Bajernin deri në fund të këtij sezoni ndërsa në klubin bavarez erdhi nga Hamburgu në vitin 2009.