E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari përmbys Ballshin, anësori gjakoset nga tifozët

SHKRUAN: Jeton Selimi 01-11-2011 14:24

Vlonjatët janë hakmarrë ndaj ballshjotëve për humbjen në fazën e tretë të sezonit të shkuar. Ndërkohë, tifozët kanë detyruar kryesorin Taullai t’i japë fund takimit përpara kohe, pasi asistenti i tij Barushi u godit me sende të forta të hedhura nga tifozët

Flamurtari ka arritur të largojë fantazmat e sezonit të shkuar, ndonëse edhe dje i ka shkuar shumë pranë “terrorit” ballshjot. Por ndryshe nga disa muaj më parë, tifozët e kanë kapur me gjyqtarët e ndeshjes dhe më konkretisht me anësorin Barushi, që është goditur në kokë me sende të forta dhe është gjakosur keqazi, çka e ka detyruar kryesorin Artan Taullaraj që ta ndërpresë ndeshjen kur duheshin edhe 60 sekonda lojë për t’u zhvilluar. Dhuna e tifozëve vendës mund të kishte shkuar më tej nëse forcat e rendit nuk do t’i kishin shoqëruar “xhaketat e zeza” për në dhomat e zhveshjes.

Përsa i takon ndeshjes së luajtur, 90 minutat janë karakterizuar nga një lojë e fortë e ku nuk janë kursyer as ndërhyrjet e ashpra, sidomos nga vendësit. Megjithatë, goli do të vinte në minutën e 36-të, kur vlonjat Fjodor Xhafaj do të ndëshkonte të tijtë me një goditje dënimi mjeshtërore. Me këtë rezultat mbyllet edhe fraksioni i parë i lojës. Por vlonjatët dalin nga dhomat e zhveshjes të supermotivuar. Trajneri Lutaj besoi te triumfi dhe orientoi të tijtë për në sulm. Megjithatë, kthesa e vërtetë do të vinte kur serbi Mllden Brkiç do të zinte vendin e Prognit në minutën e 64-ët. Pas vetëm pak sekondash do të jetë Nijaz Lena ai që do të shkarkojë një të majtë potente drejt kuadrat të Emanuel Egbos duke e mposhtur këtë të fundit. Barazimi e ndez ndeshjen edhe më dhe tifozët në shkallët e stadiumit “Adush Muça” bëhen nervozë, duke nisur që nga ai moment të hedhin sende të forta në fushë duke synuar kundërshtarët e tyre apo gjyqtarët. Por Flamurtari kësaj here nuk trembet. Në minutën e 84-ët Vilfor Hysa do të çojë peshë zemrat vlonjate dhe do të irritojë në maksimum vendësit, kur shfrytëzon më së miri asistin e Mlladen Brkiç për t’i dhënë avantazhin kuqezinjve. Këtu tifozët vendës të irrituar do të shpërthejnë në maksimumin e zemërimit duke i bërë minutat e fundit një ferr të vërtetë. Për ta shtuar dozën e mërisë së tyre ka menduar kapiteni vlonjat, Artan Sakaj, që nga pika e bardhë e penalltisë ndëshkon për herë të tretë Bylisin. Flamurtari mori tri pikë të çmuara në Ballsh dhe tani i është vënë nga pas Tiranës dhe Teutës kryesuese me një pikë më pak se këto dy skuadra.

Superliga

Rezultatet

Dje

Vllaznia – Pogradeci 1-0

Sot

Apolonia – Tirana 1-2

Tomorri – Teuta 0-2

Shkumbini – Laçi 1-1

Dinamo – Kamza 0-2

Nesër

Bylis – Flamurtari 1-3

Skënderbeu – Kastrioti 17:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›