E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal: Nuk trembemi nga Messi

www.albania-sport.com - Arsene Wenger këmbënguli se Arsenali i tij nuk do të jetë i frikësuar nga Barcelona kur të dyja skuadrat do të përballen të mërkurën në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League.

Gjigantët spanjollë fituan kompeticionin vitin e kaluar dhe janë dukshëm favoritë për të kaluar londinezët. Wenger tha: “Ne duhet të guximshëm nëse duam t’i kalojmë atë. Ne nuk duhet të shqetësohemi shumë për fuqitë e Barcelonës, por duhet të fokusohemi te fuqitë tona. Nuk dua të mohoj cilësitë e tyre, por edhe ne jemi një ekip i jashtëzakonshëm gjithashtu”.

Barcelona ka një grup lojtarësh të talentuar në gjirin e saj, të udhëhequr nga fantazisti argjentinas Lionel Messi dhe duke përfshirë futbollistë klasi si Zlatan Ibrahimovic, Andres Iniesta, Xavi dhe ish-lojtari i “Topçinjve”, Thierry Henry.

Mbrojtësi Thomas Vermaelen beson se Arsenal mund ti bëjë ballë Barcelonës: “Ne nuk jemi të fokusuar te individualitet e tyre, pasi në duhet të luajmë lojën tonë dhe të luajmë si një ekip. Messi është një lojtar shumë i mirë, një ngba më të mirët në botës. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që të jemi të frikësuar. Ju nuk duhet të jeni nervoz ose të shikoni lojtarët individualë. Ju duhet të fokusohemi në performancën tuaj dhe në paraqitjen e ekipit. Nëse ju dëshironi të fitoni Champions League, ju duhet të fitoni me ekipet më të mira”.

“The Gunners”, ndoshta mund të jenë pa kapitenin e tyre dhe mesfushorin me influencë Cesc Fabregas, dhe Wenger këmbënguli se ai do të shihte situatën përpara se të merrte një vendim përfundimtar në lidhje me aktivizimin e spanjollit. “Nëse ai do të jetë plotësisht fit në kapacitetin e tij ai do të luajë të mërkurën”.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 30 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›