Arsenal armësh në shtëpi, arrestohet 58-vjeçari
Autori i Lajmit: red.
Gjendet një arsenal armësh në shtëpi, vihet në pranga një 58-vjeçar. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur dje është vënë në pranga Sinan Nozlli, 58 vjeç, lindur dhe banues në Yzberisht, Tiranë. Arrestimi i tij u krye, sepse dje rreth orës 16:00, përgjatë një kontrolli në banesës e tij, iu gjetën 3 armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme me fishekë. Ndërsa në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan një automotik mod.56, një pistoletë e tipit “TT”, një pistoletë tip “Bereta”, dy arka të pahapura me fishekë si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh të kalibrave të ndryshëm. Ndaj të ndaluarit është ngritur akuza për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe dosja i është dorëzuar organit të akuzës.
Ky lajm është publikuar: 29/01/2009