Irani: “SHBA të kërkojë falje për krimet, pastaj dialogojmë”
Autori i Lajmit: red.
Presidenti iranian, Ahmadinexhad, ka mirëpritur mundësinë e ndryshimit të kursit të politikës së jashtme amerikane, por ka kërkuar më parë një falje për krimet e së shkuarës, që SHBA ka kryer ndaj Iranit. “SHBA ka qenë kundër iranianeve në 60 vjetet e fundit”, - ka thënë Mahmud Ahmadinexhad gjatë një fjalimi në rajonin perëndimor, Khermenshah. "Ata që flasin për ndryshim, duhet t u kërkojne falje iranianëve dhe të përpiqen të riparojnë krimet e së kaluarës”, - shtoi Presidenti. Një ditë më parë presidenti Obama i shtriu Iranit dorën për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. Në një intervistë për televizionin Al Arabia , Obama theksoi mundësinë e zbutjes së politikës amerikane ndaj Iranit. "Kur ata thonë se duan të bëjnë ndryshime, kjo ndodh në dy menyra. Në rastin e parë ndryshimi mund të jetë thelbësor dhe efektiv, ndërsa në të dytin mund të ndryshojë vetëm taktika. Nëse domethënia e ndryshimit është mënyra e dytë, kjo do të mësohet shumë shpejt”, - tha Ahmadinexhad.
Ky lajm është publikuar: 29/01/2009