E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedh dyqanin, pranga adoleshentit të dyshuar

Autori i Lajmit: red.
Përfundon në pranga adoleshenti i dyshuar për vjedhjen e një dyqani në kryeqytet. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se Drini Xheli, 18 vjeç, është arrestuar pasi dyshohet për vjedhje të një dyqani në Tiranë. Specialistët e seksionit Kundër Vjedhjeve të Biznesit, pas vjedhjes së një dyqani në pronësi të një qytetareje të ndodhur më datë 22 janar 2009, u mundësua ndalimi i të dyshuarit për akuzën e “vjedhjes”. Ndalimi i 18-vjeçarit u bë, pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së mësipërme, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kompjuteri lap-top. U kryen veprimet procedurale, materialet do t i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të “vjedhjes”.

Ky lajm është publikuar: 29/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›