Gjyqtarët, në “dorë” të sekretareve
Autori i Lajmit: red.
Çdo gjyqtar do të njoftojë kancelarin e gjykatës dhe sekretaret për dosjet e përfunduara dhe vendimet për çdo çështje. Do të jetë një grup i ngritur nga kancelari i çdo gjyake, i përberë nga sekretare të gjykatës, ku do të raportohet nga gjyqtarët në lidhje me vendimet e dhëna në shkallën e parë të gjyqësorit. “Grupi i punës”, sekretaret, do të ndjekim vendimet e shkallëve të tjera të gjyqësorit. Pas vendimit, do të përpilohet një raport i cili më pas do t i dorëzohet KLD-së. Për çdo çështje, në bazë të vendimeve të shkallëve më të larta të hierarkisë së gjyqësorit, do të vlerësohet puna e gjykatësve të gjykatave të shkallës së parë. Kjo do të jetë skema që do të ndjekë Këshilli i Lartë i Drejtësisë për të “matur” punën e gjyqtarëve. Ndryshimet janë miratuar dje në mbledhjen e KLD-së dhe kanë hyrë në fyqi menjëherë.
Vlerësimi
Këshilli i Lartë i Drejtësisë mori dje vendimin për disa ndryshime të ligjit “Sistemi i vlerësimit profesional dhe etik të gjyqtarëve” si edhe vendimin “Mbi kriteret matëse të veprimtarisë gjyqësore”. Sipas këtyre ndryshimeve, parashikohet që të përpilohen saktë të dhënat e paraqitura në tabela statistikore. Në këto tabela duhet të jenë të fiksuara për çdo gjyqtar: numri i çështjeve të gjykuara prej tij si relator, numri i çështjeve ku ai ka marrë pjesë si anëtar i trupit gjykues, numri i çështjeve të gjykuara tej afateve standarde të përcaktuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, numri i çështjeve të ankimuara në gjykatat më të larta. Në tabelën statistikore duhet të jenë llogaritur në përqindje: numri i çështjeve të cenuara nga gjykatat më të larta (duke specifikuar çështjet e prishura dhe ato me vendime të ndryshuara) në raport me numrin e çështjeve të ankimuara, si edhe numri i çështjeve të gjykuara tej afatit standard e krahasuar me numrin e çështjeve që ka gjykuar gjyqtari si relator”. Nga ana tjetër, në vendimin për kriteret matëse të veprimtarisë gjyqësore shtohet pika e cila parashikon që për efekt të standardit kohor të punës, numri i çështjeve të gjykuara tej afateve maksimale, nuk duhet të kalojë 40 % të numrit total të çështjeve të gjykuara nga gjyqtari gjatë vitit kalendarik.
Ndryshimi
Në nenin 2 të sistemit të vlerësimit profesional dhe etik të gjyqtarëve, pika 4, shtohen dy paragrafë, me këtë përmbajtje:
“Për mundësimin e vlerësimit, pranë çdo gjykate, kancelari ngarkon një ose disa punonjës të administratës/sekretarisë gjyqësore, që janë përgjegjës për përpilimin dhe garantimin e vërtetësisë së të dhënave të paraqitura në tabela statistikore.
Në këto tabela duhet të jenë të fiksuara për çdo gjyqtar: numri i çështjeve të gjykuara prej tij si relator, numri i çështjeve ku ai ka marrë pjesë si anëtar i trupit gjykues, numri i çështjeve të gjykuara tej afateve standarde të përcaktuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, numri i çështjeve të ankimuara në gjykatat më të larta. Në tabelën statistikore duhet të jenë llogaritur në përqindje: numri i çështjeve të cenuara nga gjykatat më të larta (duke specifikuar çështjet e prishura dhe ato me vendime të ndryshuara) në raport me numrin e çështjeve të ankimuara, si edhe numri i çështjeve të gjykuara tej afatit standard e krahasuar me numrin e çështjeve që ka gjykuar gjyqtari si relator”.
Ky lajm është publikuar: 29/01/2009