Arsenal këmbëngul për holandezin Huntelar
"Topçinjtë" mund të riinvestojnë një pjesë të përfitimeve nga shitja e Adebajor te Mançester Siti dhe dëshirojnë ta bëjnë duke synuar fuqishëm mbi Klas-Jan Huntelar, sulmuesin 25-vjeçar holandez të skuadrës së Realit të Madridit. Talenti i tulipanëve është jashtë planeve të trajnerit të madrilenëve (tekniku e ka thënë me germa të qarta), por për momentin vlen vetëm oferta konkret e Shtutgartit, e cila u refuzua. Arsenali është gati të ofrojë më shumë se 17 milionë euro për sulmuesin e Realit të Madridit.