Bekham: Dua të kthehem te Mançesteri
David Bekham mezi pret të lërë bluzën e LA Galaksit dhe të rikthehet në Europë për të fituar vendin në Kombëtare për Botërorin 2010. Bekham nuk e ka përjashtuar një rikthim te Milani, por shton se nuk ka një preferencë rreth skuadrës së ardhshme, mjafton që ajo të jetë në kontinentin e vjetër. Mançester Junajtid, klubi që e bëri të njohur në fundin e viteve ‘90, do të ishte opsioni i parë: "Do të doja të rikthehesha te Junajtid, sepse është skuadra për të cilën bëj tifozllëk", zbulon "Spice Boy" për "Daily Star". "Për mua kjo skuadër është më e mira në botë. Mançesteri është skuadra ku çdo profesionist do të donte të militonte", thotë ai.