"Bien" Rosi e Lorenco, fiton Doviciozo
Andrea Doviciozo ka fituar garën e Britanisë së Madhe, e dhjeta e Botërorit të MotoGP për vitin 2009. Piloti i Hondës ka mundur të triumfojë kundrejt Kolin Eduards me Yahama dhe Randi De Punie me Honda. I katërti është renditur De Angelis, ndërsa vetëm vendi i pestë i ka shkuar Valentino Rosit. Italiani, i cili është edhe lideri i klasifikimit aktual të Botërorit ka kaluar një garë të vështirë, pasi është rrëzuarnë momentin që ishte i pari dhe duheshin edhe 10 xhiro deri në fund të garës. Por ai është ringritur dhe ka mundur të arrijë deri në vendin e pestë. Po ashtu, në xhiron e 10-të u rrëzua edhe Horge Lorenco, që më pas u tërhoq nga gara.