E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid lë tre yje jashtë skuadrës

Manuel Pelegrini fillon të bëjë zgjedhjet për sa i përket grupit të pasur të futbollistëve që ka në dispozicion. Në prag të ndeshjes së djeshme kundër Al Ittihad, trajneri kilian ka përjashtuar nga grupi Jan-Klas Huntelar, Rafael Van der Vart e Gabriel Heinze, nga një për repart. Mes 29 të përzgjedhurve figurojnë i dëmtuari Pepe, Negredo, Roben e Shneijder, të cilët mund të rikonfirmohen. Vetëm Roben mund t‘i përshëndesë shokët nëse vjen Riberi nga Bajerni i Mynihut, por një gjë e tillë duket e pamundur për momentin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›