Gudjohnsen: Kam shumë opsione për të ardhmen
Sulmuesi islandez, Eidur Gudjohnsen, është në listën e largimeve nga Barcelona, por krejt ndryshe nga sa shkruan shtypi spanjoll, që e afron shpesh me kampionatin anglez, e ardhmja e lojtarit është ende për t‘u vendosur. "Të gjithë mendojnë se nëse nuk do të qëndroja këtu, do të kthehesha në Angli, shprehet ai, por Ishulli nuk është vendi i vetëm ku luhet futboll. Kam shumë opsione të tjera. Për të qenë i ndershëm, nuk e kam idenë se ku do të më çojë e ardhmja". Pra, ai lë të nënkuptohet se Uest Hemi nuk është konkurrenti i vetëm.