E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal, ofertë për Reinën

Sipas tabloidit britanik The Sun, Arsenali është i gatshëm të paguajë 10 milionë funte për transferimin e portierit të Liverpoolit, Pepe Reina, pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Gjiganti londinez tashmë një kohë të gjatë është në kërkim të një portieri që do të okuponte statusin e titullarit.

Kurse, Reina së fundmi është spekuluar me largim nga Liverpool pas dyshimeve se është i pakënaqur me mungesën e suksesit në skuadrën nga Anfield Road. Oferta e Arsenalit për spanjollin thuhet se peshon 10 milionë funte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›