Edhe Arsenal në krizë

Edhe ekipi tjetër londinez, Arsenal më sa duket është në krizë ashtu sikurse edhe skuadra tjetër londineze Chelsea.
Pas dy barazimeve radhazi, Arsenal nuk ka arritur të mund as Sweansea pasi që është mposhtur me rezultat 2-0 në Emirates.
Pjesa e parë ishte një ndeshje monotone pa shumë raste konkretizimi, edhe pse disa herë Arsenal ishte pranë shënimit.
Rastet nuk munguan as për Sweansea e cila kishte dy raste të mira për shënim.
Pjesa e dytë filloi me një dominim të lehtë në posedim të topit të Arsenalit.
Arsenal gjatë gjithë kohës sulmoi por nuk arriti të shënoi, ndërkaq sulmuesi në top-formë i Sweansea Michu shënoi një gol në minutën e 88 të takimit për të thelluar edhe më shumë krizën e Arsenalit.
Se Michu është në një formë të lartë e tregoi prapë 3 minuta më vonë ku shënoi edhe një gol për rezultat 2-0, me të cilin rezultat përfundoi kjo ndeshje.