E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City e do Iscon

Manchester City është i gatshëm të paguajë dëmshpërblimin e mesfushorit të Malagës, Isco prej 21 milionë eurosh, ka njoftuar Goal.com.

Drejtori i ri i Cityt, Txiki Begiristain, ka mësuar se klubi andaluzian synon të vazhdojë kontratën e mesfushorit të shumëkërkuar, me ç’rast do të rriste dëmshpërblimin e tij në 30 milionë euro.

Por, City synon të pengojë Malagën drejt arritjes së marrëveshjes së re me Iscon, duke paraqitur ofertë për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit. Isco është futbollisti më i dalluar i Malagës këtë stinor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›