E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham joshet nga Liga e Kampionëve

David Beckham ka thënë se dëshiron të ketë një tjetër rast të luajë në Ligën e Kampionëve para se të pensionohet nga futbolli.

Ish kapiteni i Anglisë, 37 vjeç, do të jetë futbollist i lirë pas paraqitjes së fundit për Los Angeles Galaxyn në Major League Soccer të shtunën. “Gjithmonë e kam dashur Ligën e Kampionëve. Sigurisht se do të doja të luaja sërish”, deklaroi Beckham.

Mesfushori spekulohet edhe me transferim te skuadra nga liga e dytë franceze Monaco. “Do të shohim se ku do të kaloj. Nëse bëhet fjalë për një ekip të Ligës së Kampionëve, do të ishte edhe më mirë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›