E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diego: Të gjithë jemi fajtorë

Sipas futbollistit bardhezi, ekipi nuk ishte në gjendje të shfrytëzojë rastet e krijuara në përballjen e mbrëmjes së djeshme. “Në pjesën e parë vuajtëm, por u përmirësuam në të dytën. Na duhej fitorja, nuk e arritëm dhe ky është problemi”, u shpreh mesfushori i “Zonjës”.Ai shtoi më tej se nuk është vetëm problemi i tij që ekipi nuk po gjen formën, por është një problem i përgjithshëm dhe për këtë të gjithë duhet të punojnë më tepër. “Të gjithë duhet të bëjmë më shumë, përfshirë edhe mua. I dimë aftësitë tona dhe kam besim se do ta gjejmë zgjidhjen.Aktualisht Juventusi ndodhet në vendin e gjashtë dhe nëse sot Napoli mund Udinezen, atëherë bardhezinjtë do ta gjenin veten gjashtë pikë larg vendit të katërt, që të çon në Ligën e Kampionëve.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›