Milani në letargji
Skuadra kuqezi bëri sot një tjetër paraqitje zhgënjyese, duke filluar të shfaqë “fantazmat” e fazës së parë, ku pas humbjes në derbi regjistroi një sërë rezultatesh negative. Ndeshje pa histori ajo e luajtur në stadiumin e Bolonjës dhe rezultati i bardhë lë më tepër të kënaqur vendasit, të cilët arrijnë të marrin pikë përballë një kundërshtari që pretendon të rivalizojë për titullin kampion.45-minutëshi i parë ka qenë një katastrofë e vërtetë për të besuarit e Leonardos, të cilët hedhin vështrimin më shpesh drejt portës vendase në fraksionin e dytë. Por shtylla i mohon golin si Ronaldinjos (minuta e 57-të) ashtu edhe Ambrozinit në minutën e dytë shtesë.Ky barazim bën që Milani tashmë ta shohë veten dhjetë pikë larg kryesuesve të Interit, që sot bëri detyrën (3-0 përballë Kaljarit në “San Siro”). Javën e ardhshme kuqezinjtë presin në fushën e tyre Udinezen, para se të matin forcat me Mançester Junajtid në Ligën e Kampionëve.Bolonja 0 – 0 MilanBologna (4-4-1-1): Colombo; Raggi, Portanova, Moras, Lanna; Buscè, Mudingayi, Guana, Modesto (79' Britos); Gimenez (46' Adailton); Di Vaio (90' Succi). (Spitoni, C.Zenoni, Casarini, Savio). Trajner: ColombaMilan (4-2-1-3): Dida; Abate, Thiago Silva, Bonera, Antonini; Pirlo, Ambrosini; Seedorf (61' Huntelaar); Mancini, Borriello, Ronaldinho (79' Beckham). (Abbiati, Kaladze, Flamini, Gattuso, Inzagh)i. Trajner: LeonardoGjyqtar: Mazzoleni