Seria A, java e 23-të
Më në fund ndalet Napoli. Është Udinezja skuadra që ka mundur ekipin e Valter Mazarrit, duke i ndalur vrullin e frikshëm ta javëve të fundit. Di Natale mposhti i vetëm napolitanët me tre gola të shënuar në këtë sfidë, duke bërë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Maxhos në minutën e 21-të. Sulmuesi italian ngjitet në krye të listës së golashënuesve të Serisë A me 16 gola, duke lënë pas Diego Militon me dy gola më pak.Fiton edhe Sampdoria pas shumë kohësh në transfertë. Ekipi i drejtuar nga Luixhi Delneri mposhti 2-1 Sienën në “Artemio Franki”, duke parakaluar Juventusin në tabelën e renditjes. Kurse Siena me këtë humbje duket se i thotë lamtumirë shpresave për të mbijetuar mes më të mirëve të futbollin italian.Fiton edhe Xhenova. Kuqeblutë e Gasperinit mposhtën minimalisht 1-0 Kievon në “Luixhi Ferrari”, me gol të Marko Rosit në minutën e 62-të. Me këtë fitore xhenovezët ngjiten në vendin e tetë me 35 pikë, aq sa ka edhe Juventusi i vendit të shtatë.Në takimet e tjera Atalanta mundi Barin në “Bergamo” me gol të Tiribokit, kurse Lacio pësoi një humbje surprizë 0-1 në shtëpi përballë Katanias. Takimi përmbyllës i javës së 23-të të Serisë A do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:45 midis Fiorentinës dhe Romës.Seria A, java e 23-të:DjePalermo 2 – 1 ParmaLivorno 1 – 1 JuventusSotAtalanta 1 - 0 BariBologna 0 - 0 AC MilanGenoa 1 - 0 ChievoInter 3 - 0 CagliariLazio 0 - 1 CataniaSiena 1 - 2 SampdoriaUdinese 3 - 1 NapoliFiorentina - Roma (ora 20:45)