E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson pensionohet javën tjetër, vije Mourinho?

Jose Mourinho mund të rikthehet në futbollin anglez, por jo te skuadra e Chelseat. Sipas disa mediave angleze, trajneri i Real Madridit mund të jetë trajner i Manchester United.

Sir Alex Ferguson thuhet se mund të pensionohet nga futbolli në fund të javësh së ardhshme. Fergie thuhet se këtë gjë mund ta konfirmoj pas ndeshjes së fundit në Premierligë për këtë edicion, që United e luan ndaj WBA-së.

Ky vendim i papritur thuhet se do të jetë për shkak të arsyeve shëndetësore. Fergie do të futet në operacion në verë ndërsa kjo ka shtyer atë që të mendoj edhe pensionimin paraprakisht.

Nëse pensionohet Ferguson, drejtuesit e United thuhet se do të angazhojnë Jose Mourinhon. Vetë trajneri portugez ka thënë më parë se një ditë do të jetë trajner i Manchester United dhe ndoshta pikërisht tani ka ardhur koha/Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›