Tevez dorëzohet për titull

Nga Express më 05 shkurt 2011 në ora 18:25
Carlos Tevez beson se Manchester City i ka humbur gjasat për titull të kampionit në Premierligë. Ekipi i Roberto Mancinit paraqiti kandidaturën e tij këtë sezon, mirëpo kanë humbur distancë në javët e fundit pas humbjes nga Aston Villa dhe barazimit në Birmingham.
City ka tetë pikë më pak se lideri Manchester Unitedi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe Tevez beson se e kanë të pamundur të arrijnë rivalin e qytetit.
“Nuk jam i kënaqur me rezultatet e fundit. Nëse duam të luftojmë për titull, nuk guxojmë të gabojmë në ndeshjet kundër Aston Villës dhe Birminghamit. Ka edhe shumë pikë për të luajtur, por të jeni tetë, nëntë ose dhjetë pikë prapa Manchester Unitedit do të thotë lamtumirë për shanset tona”, tha Tevez për EPSN.