E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosingwa, ‘gratis’ në Milan

Nga Express më 05 shkurt 2011 në ora 18:27

Mbrojtësi i djathtë i Chelseas, Jose Bosingwa në fund të këtij sezoni do të transferohet në Milan si futbollist i lirë kanë bërë të ditur mediet italiane të shtunën.

Kontrata e 28-vjeçarit në Stamford Bridge skadon gjatë verës dhe Rossonerët thuhet se kanë shprehur gatishmëri për transferimin e tij në San Siro në koston zero.

Portugezi zhvilloi një sezon të mirë në Chelsea, pas transferimit nga Porto më 2008/2009 për 20 milionë euro. Mirëpo, lëndimet e vazhdueshme i kufizuan paraqitjet e tij për gjigantin londinez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›