Afganistan, dy të vdekur nga një atentat
Kabul -Të paktën dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën sot në Kabul nga një atentat kundër një makine të ambasadës gjermane, deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme. Sipas policisë afgane, dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në atentatin që u krye kundër një makine që po transportonte disa shtetas të huaj në kohën që po kalonte në rrugën pranë parlamentit afgan.