Botërorit i mungon edhe Nani

Mesfushori portugez, Nani do të mungojë në Kampionatin botëror për shkak të një lëndimi në krah, ka njoftuar Federata e Futbollit të Portugalisë (FPF), të martën.
“Nani ka pasuar një lëndim në krahun e majtë dhe vizitat mjekësore kanë dhënë përfundimin se ai nuk do të jetë në gjendje të paraqitet në Botëror”, thuhej në komunikatën e publikuar në ueb faqen zyrtare të FPF-së.
Nani do të zëvendësohet nga mesfushori i Benficës, Ruben Amorim. Kampionati botëror fillon pas dy ditëve në Afrikën e Jugut.
Nani 23 vjeç shënoi shtatë gola në 36 paraqitje për Portugalinë. Ai kishte përfunduar sezonin e tij më të mirë në tri vitet e fundit në Manchester United dhe shënoi shtatë gola në 34 ndeshje gjatë edicionit 2009-10.
Ai iu bashkua listës së gjatë të yjeve që do të mungojnë në Kampionatin botëror për shkak të lëndimeve. Anglezët David Beckham dhe Rio Ferdinand, gjermani Michael Ballack, nigeriani Obi Mikel, ganezi Michael Essien dhe francezi Lassana Diarra janë mungesa të konfirmuara.
Ndërsa, sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba dhe mesfushori holandez, Arjen Robben rrezikojnë paraqitjet e tyre për shkak të lëndimeve në ndeshjet përgatitore. Portugalia e zhvillon ndeshjen e parë kundër Bregut të Fildishtë më 15 qershor, para përballjeve me Korenë e Veriut dhe Brazilin.