Botërori i simuluar, është Spanja kampione
Videogame
Spanja do ta fitojë Botërorin duke mundur 3-1 në finale Brazilin. Nuk është parashikimi i një magjistari, por simulimi i një “videogame” të EA Sports, "2010 FIFA World Cup: South Africa", sipas të cilës David Vija, autori i dy golave në finalen e madhe, do të fitojë titullin e golashënuesit të turneut me 7 gola. Kompania prodhuese e videogame gjithashtu ka llogarinë e ndeshjes, me Brazilin, i cili kalon në avantazh pas 30 minutash me juventinin Felipe Melo. Por para pushimit barazon Vija 1-1. Në të 61-n Spanja dyfishon po me Vijën. Goli i 3-1 mban firmën e Fabregas.
#