E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali e do Xhakën

Kur kanë mbetur më pak se dy muaj deri në fillimin e afatit kalimtar të futbollistëve, kanë nisur spekulimet rreth të ardhmes së Granit Xhakës.

Sipas medieve britanike, nuk është vetëm Lazio ajo që dëshiron ta transferojë mesfushorin kosovar në stadiumin ‘Olimpico’.

Sipas këtyre medieve, interesim për të po shpreh edhe gjiganti anglez Arsenal.

Xhaka gjatë kësaj vere u transferua nga Basel te skuadra gjermane Borussia Monchengladbac si një shpresë e madhe. Mirëpo, tani Xhaka ka përfunduar në bankinë dhe kjo mund ta shtyjë që gjatë dimrit ta braktisë Gjermaninë.

Sipas medieve të huaja, ekipet që dëshirojnë ta marrin Xhakën duhet të derdhin në konton e klubit gjerman 10 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›