E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu-Flamurtari, shiten 1500 bileta 3 ditë para sfidës

Që prej së mërkurës kanë dalë në treg biletat e ndeshjes Skënderbeu-Flamurtari, që do të luhet të dielën në orën 17:00. Kjo ndeshje, ashtu si edhe ajo kundër Tiranës, pritet të sjellë në stadium rreth 10 mijë tifozë. Megjithëse duhen edhe tri ditë nga takimi, interesimi i madh ka bërë që të shiten një pjesë e biletave. Nga burime pranë kompanisë që menaxhon biletat, deri më dje ishin shitur rreth 1500 të tilla. Deri të dielën mendohet se të gjitha biletat do të jenë shitur. Për këtë tifozët e Skënderbeut kanë përgatitur një tjetër koreografi me ngjyrat bardhekuq që do të veshin stadiumin, sapo ekipet të zbresin në fushë. Gjithashtu, burime pranë tifo-grupit “Ujqërit e dëborës” tregojnë se ata do të ftojnë të gjithë tifozët e Flamurtarit të jenë të pranishëm në Korçë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›