Milan/ De Rosi e Baloteli, në listën e Galianit
Sipas së përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, Milani, me hapjen e merkatos së janarit, po përgatitet për dy superblerje. Dhe ato janë mesfushori Daniele de Rosi i Romës dhe sulmuesi Mario Baloteli i Mançester Sitit. Të dy këta futbollist kanë problemet me trajnerët e klubeve respektive. Si rrjedhojë po mendojnë të arratisen prej tyre. Edhe drejtorët sportiv të këtyre dy klubeve janë gati të firmosin transferimin përballë një oferte të mirë. Për De Rosin, përveç Milanit, interesohet edhe Mançester Siti. Por mesfushori italian nuk do të largohet nga Italia, prandaj po ushtron presion që kartoni i tij t’i kalojë Milanit.