E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali fundos Man City-n

Me një gol nga mesfushori Mikel Arteta, në minutën e 87-të, Arsenali mposhti Manchester City-n 1-0 duke i dhënë një goditje të fuqishme, e që mund të jetë vendimtare në shpresat e tyre për të fituar titullin e kampionit në Premierligë.

Pavarësisht dominimit, vendasit nuk arritën të realizojnë deri vonë, kurse City u shfaq i parrezikshëm, nën nivelin e tij të zakonshëm të lojës. Arsenali kërcënoi seriozisht në pjesën e dytë dhe dy herë goditi shtyllën, fillimisht nëpërmjet sulmuesit Robin van Persie e më pas edhe mesfushorit Yossi Benayoun, por assesi të realizojë.

Por, momenti vendimtar erdhi në minutën e 87-të kur Arteta me një goditje nga distanca mposhti portierin Joe Hart dhe siguroi fitoren e madhe për Arsenalin. Në minutën e fundit të lojës së rregullt, sulmuesi problematik i Cityt, Mario Balotelli u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Pas 32 xhirosh, City mbetet tetë pikë prapa liderit Manchester United që udhëheq me 79 pikë, kurse Arsenali është i treti, me dy pikë më tepër se Tottenham. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur të zhvillohen edhe gjashtë xhiro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›