Eto’o në Anzhi, për inspirim

Kur Samuel Eto’o iu bashkua skuadrës ruse, Anzhi Makhachkala në gusht 2011, dukej se ishte ndikuar nga paratë.
Por, ylli kamerunas ka theksuar se me transferimin e tij në Anzhi ai synoi të inspirojë të rinjtë afrikanë, e sidomos futbollistët të cilët më nuk kanë ëndrra të mëdha.
“Shumë njerëz ju thonë se Eto’o shkoi në Dagestan për shkak të pagës vjetore prej 20 milionë eurosh. Jo. Kam vendosur të shkoj në atë pjesë të botës, sepse desha t’u tregoj të rinjve afrikanë se një futbollist afrikan mund të arrijë pagën më të lartë në botë”, deklaroi Eto’o për radiostacionin francez RFI.