E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali ka hedhur poshte oferten e pare te Barcelones per kapitenin

Nuk mjaftojnë 35 milionë euro për ta marrë një kapiten të tillë. Kjo ka qenë përgjigja e Arsenalit për Barcelonën pasi klubi katalanas bëri ofertën e parë të këtij viti për mesfushorin katalanas të “topçinjve”.

Pas deklarimeve të shumta mediatike, kampionët e Europës e hodhën në tavolinë zarfin e parë dhe kjo pas një vizite të një delegacioni “blaugrana” në Londër. Veçse, Arsen Venger dhe drejtuesit e tjerë të Arsenalit pretendojnë shumë më tepër për yllin e tyre 24-vjeçar.

Verën e kaluar, Barça u refuzua kur pati ofroi 40 milionë euro, ndërsa anglezët vazhdojnë të këmbëngulin për të paktën 50 milionë stërlina, që do të thotë mbi 55 milionë euro.

Katalanasit mendojnë se vlera e Fabregasit ka rënë pasi ai ka pasur shumë dëmtime sezonin e kaluar, por vështirësia do të jetë e madhe për ta bindur Arsenalin sepse lojtari i Spanjës ka edhe 4 vjet kontratë në stadiumin “Emirates”, pra klubi londinez nuk ka asnjë presion për të pranuar ofertat që i bëhen për më të mirin futbollist të tij.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›