E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsenali më i fortë pa Fabregasin dhe Nasrin

Mesfushori ofensiv i Arsenalit, Theo Walcott beson se skuadra është bërë më e fortë pas largimit të dy yjeve, Cesc Fabregas dhe Samir Nasri.

Gjiganti londinez u braktis nga Fabregasi, i cili gjatë verës u rikthye në klubin e tij të fëmijërisë, Barcelona kurse Nasri iu bashkua rivalit nga Premierliga, Manchester City. Por, pavarësisht startit të dobët të sezonit, Arsenali tani është ngritur në pozitën e katërt në tabelë.

Dhe Walcott beson se largimi i Fabregasit dhe Nasrit ka shtuar përgjegjësinë në ekip. “Nuk them se Cesc dhe Samir ishin futbollistë individualë, ata ishin futbollistë të mirë ekiporë, por kur humbi dy futbollistë të atij niveli, të gjithë duhet të jenë të bashkuar”, tha Walcott për Arsenal Player.

“Menaxheri ka sjellë disa përforcime të mira dhe tani jemi më tepër si ekip, punojmë më shumë edhe kur nuk jemi në posedim të topit. Po ashtu, kemi më shumë ndeshje pa pranuar gol, rikthimi i Vermaelenit është shumë i rëndësishëm, sepse ai është futbollist i domosdoshëm për ne”, përfundoi Walcott.

Arsenali takohet me Leeds Unitedin në rrethin e tretë të FA Cup të hënën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›