E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbori zyrtarizohet, superliga në duart e De Biazit

Nga Andi MATRAXHIU 

Është bërë publike lista me 23 lojtarët që do të vihen në urdhrat e italianit Xhani De Biazi

Tashmë është bërë zyrtar zbori që do të zhvillojë trajneri i ri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, me disa futbollistë të zgjedhur nga kampionati shqiptar i futbollit. FSHF ka bërë publike listën zyrtare, emrat janë të shumta dhe pritet një konkurrencë e fortë, pasi gjatë 5 ditëve duhen vënë piketat rreth emrave të duhur që do të jenë më pas edhe pjesë e kombëtares për miqësoren e 29 shkurtit ndaj Gjeorgjisë.

Kombëtarja do të nisë grumbullimin në hotel Adriatik më datën 21, ku do të zhvillohet edhe stërvitja e parë. Ky testim do të zgjasë pesë ditë. Normalisht ka edhe lojtarë të pakënaqur nga kampionati ynë, të cilët do të kishin dëshirë të ishin pjesë e listës prej 23 futbollistëve. Gjithsesi, kampionati është i gjatë dhe trajneri De Biazi do të ketë mundësi të shikojë edhe vetë cilësitë e disa futbollistëve gjatë fazës së dytë të superligës.

Edhe trajnerët e huaj që kanë drejtuar Shqipërinë në të kaluarën, kanë zhvilluar aktivitete të tilla për të spikatur elementë të duhur për kombëtaren dhe jo pak herë kanë gjetur kokrra të domosdoshme. Kështu do të nisë edhe puna e parë e trajnerit De Biazi me kombëtaren, edhe pse me futbollistë të kampionatit shqiptar. Por gjatë aktivitetit mund të ketë edhe ndeshje miqësore me skuadra të ndryshme të kampionatit tonë.

Pa dyshim, në këto sfida De Biazi do të shikojë në të dyja krahët, pra edhe të selektuarit e tij, por edhe ndonjë element të spikatur në skuadrat kundërshtare. Deri tani De Biazi ka pasur mundësi të shikojë vetëm një ndeshje, 45 minuta, në Kupën e Shqipërisë, midis Teutës dhe Flamurtarit.

Siç dihet, skuadrat shqiptare do të nisin apo edhe kanë nisur përgatitoret dimërore (minifazat) dhe në grumbullimin dhe stërvitjen e parë më 21 janar, lojtarët e listës së zborit do të kenë mundësi të gëzojnë një formë të mirë sportive, për të treguar më të mirën e tyre në sytë e trajnerit De Biazi.

Dilema për Salihin: Drejt Anglisë apo Turqisë?

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Hamdi Salihi, duket se do të largohet nga Rapidi i Vienës. Menaxheri i lojtarit, Erkan Sulejmani, e konfirmon diçka të tillë: Ka shumë interesim për këtë lojtar dhe për momentin dy janë mundësitë më të mëdha, kalimi në kampionatin anglez, ose atë turk. Për Salihin interesohet Fulhami në Angli dhe Gaziantepspori me Eskisehirsporin në Turqi.

Kemi folur edhe me klubin e Rapidit, me të cilin Salihi ka kontratë deri në qershor 2012, dhe ata duken të interesuar për ta shitur tani, në janar, ngaqë në qershor e dinë se lojtari i tyre mund të largohet i lirë, me parametra zero. Ne si staf menaxherial i Salihit po shqyrtojmë ofertat dhe, sipas të gjitha gjasave, brenda janarit sulmuesi i kombëtares do të luajë në një skuadër të re.

Agon Mehmeti, tradhtari i radhës?

Sulmuesi kosovar, i lundur në Prishtinë, Agon Mehmeti, i cili më parë aktivizohej në radhët e skuadrës së Malmoes në Suedi, ka firmosur gjatë merkatos së janarit në radhët e Palermos, në Serinë A, Itali. Gjatë prezantimi të tij, veç të tjerave, sulmuesi shtatlartë ka folur edhe për zgjedhjen në skuadrën kombëtare.

Kosovari, pas aktivizimit me Shpresat suedeze, tani duhet të zgjedhë kombëtaren e madhe, midis Shqipërisë dhe Suedisë, por duket se Mehmeti është tradhtari i radhës: Shpresoj të luaj për Suedinë, ose për Shqipërinë, por nëse do të zgjidhja, do të vija gishtin tek Suedia, sepse më ka dhënë shumë si shtet. Nuk është hera e parë që një futbollist me origjinë shqiptare shpreh prefencën e parë për të zgjedhur një kombëtare tjetër, veç asaj të gjakut, pra shqiptare.

Januzi, Hanoveri ul pazarin në 700 mijë euro

Sulmuesi i Shqipërisë, Ahmed Januzi, vazhdon të jetë në shënjestrën e klubit Hanover. Altin Lala, futbollisti i shquar kuqezi, tha: Unë do të shpresoj që Januzi të mbërrijë tek ne. Çështja nuk është vendosur ende, por unë shpresoj që tratativa vjen në një përfundim pozitiv,”- tha Lala.

Përveç kësaj, Januzi nuk ka asnjë pengesë gjuhe, sepse ka jetuar më parë në Gjermani. E vetmja pikë e diskutueshme mund të jetë tarifa e transferimit: “Hanoveri është i interesuar dhe ka ofruar 700 mije euro, por kërkesa Vorsklës është 1.5 milionë,”- tha menaxheri Mërgim Bekteshi.

Debatik Curri, aktivizim 90 në rolin natyral

Skuadra e Gençlerbirligisë ka arritur një barazim në shtëpi në shifrat 1-1 përballë Samsunsporit. Miqtë kaluan të parët në avantazh, ndërkohë që vendësit e arritën shpejt barazimin në pjesën e parë, falë një autogoli.

Debatik Curri, futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, është aktivizuar gjatë gjithë takimit në rolin e tij natyral, si mesfushor qendre, përpara mbrojtjes. Ndërkohë që edhe Besard Berisha është aktivuar 90 në barazimin e Brisbane Roas në transfertë 3-3, por kosovari ska arritur ta gjejë golin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›