Arsenali, ofertë për Doyle

Nga Express më 04 korrik 2011 në ora 19:15
Arsene Wenger më në fund është i gatshëm të shpenzojë para gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Sipas The Daily Mirror, menaxheri i Arsenalit është i gatshëm të ofrojë 12 milionë funte për sulmuesin e Wolverhamptonit, Kevin Doyle.
Strategu francez është duke u përgatitur për largimin e futbollistëve si Cesc Fabregas, Samir Nasri, Nicklas Bendtner dhe Gael Clichy, ndërsa synon të fillojë një epokë të re në Emirates Stadium me lojtarë britanikë, pasi ka shprehur interesim edhe për Gary Cahill, Scott Parker dhe tani Doyle.