Drejt kualifikimit Vllaznia ende ska qetesi

Suksesi në Maltë nuk i garanton qetësinë Vllaznisë, në ndeshjen e kthimit kur në “Loro Boriçi” do të mbërrijë Birkirkara, por tekniku Mirel Josa është i bindur se kuqeblutë do të prekin kualifikimin në raundin e dytë të Europa Ligë. Goli i Xhevahir Sukajt, vlen shumë për shkodranët, që avancojnë më tej edhe në rast barazimi.
“Unë mendoj për ndeshjen e ardhshme me ekipin maltez. Më intereson turi i dytë, por duhet të mbarojmë njëherë ndeshjen e kthimit “-thotë trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa.
Kuqeblutë kanë arritur të dalin të fituar nga ndeshja e parë, por për Josën mbetet keqardhja se rezultati mund të ishte siguruar që në transfertë, nëse skuadra do të ishte treguar më efikase, sidomos në kundërsulmet, pas golit të shpejtë në minutën e 2.
“Nuk do të thotë asgjë për ne që ndeshja përfundoi 1-0. Mund të kishim edhe surpriza të tjera. Gjatë gjithë ndeshjes pati një mungesë serioziteti sepse shënimi i golit në fillim të lojës na liroi më tepër dhe kujtuam se do ta kishim shumë të lehtë. Megjithatë, patëm përballë një skuadër e cila kishte difektet e saj, por një skuadër që dinte të luante në sektorët e mesit të fushës”-theksoi ai.
Shkodranët, sipas asaj që bën të ditur Josa, nuk do të bëjnë ndryshime në formacion, për sfidën e kthimit në 7 korrik, edhe pse tekniku ka lënë të hapur mundësinë e ndonjë zëvendësimi, më tepër për të mbajtur të karikuar të gjithë organikën në dispozicion.
Bruna Gjoka