Cana përshëndetet me Stambollin
Futbollisti i Kombëtares, Lorik Cana ka paketuar sot gjithçka dhe është nisur për në Romë, duke u larguar përfundimisht nga Stambolli.
“Jam krenar me kohën të cilën e kam kaluar në Galatasaray, dhe do ta kujtoj e mbështes gjithmonë këtë ekip”, ka deklaruar Cana.
Ai ka thënë se e pret një sfidë e madhe në ekipin e ri dhe pret që të ketë një performancë të mirë.
Ai ka folur edhe për derbin e madh me Romën, duke cituar se ai nuk duhet të koncentrohet vetëm tek një lojtar, por tek ekipi. Zyrtarizimi i Canës tek Lazio, pritet të bëhet shumë shpejt.