E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP Lorenzo triumfon ne cmimin e madh te Italise

Kampioni i botës në fuqi rikthehet në garë për titullin kampion me një sukses fantastik në Çmimin e Madh të Italisë, duke reduktuar ndjeshëm diferencën nga lideri i kampionatit, Casey Stoner. Piloti i Yamahas, Horge Lorenzo, e ka parakaluar australianin 6 xhiro nga përfundimi mbi cirkuitin e Mugellos, për të arritur fitoren e dytë sezonale.

Stoner, i nisur nga pole-position për herë të pestë në këtë sezon, e ka mbyllur garën i treti i kaluar në fund edhe nga Honda e Andrea Doviziosos. Më këtë sukses Lorenzo pozicionohet 19 pikë pas Stoner pas 8 garave të para, ndërsa Dovizioso ruan vendin e tretë. "është një garë speciale sepse në tre apo katër garat e fundit gjërat kanë shkuar mirë. Mundohem të jap gjithnjë maksimumin në garë.

Ishte e vështirë të parakaloja Andrean dhe Casey në kthesat e forta kështu që provova ta bëja në dishezë, e fatmirësisht gjithcka shkoi mirë për ne", u shpreh Lorenzo. Nuk ishte një garë shumë positive për Valentino Rossi. Piloti i Dukatit u rendit në vendin e gjashtë pas shpinës së Ben Spies me Yamaha dhe italianit Marco Simoncelli me Honda.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›