E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali pa transfere, por me rezultate

Arsenali ka arritur edhe fitoren e radhës duke e fituar derbin londinez me Tottenhamin. 1 me 0 ishte rezultati i fitore së topçinjëve.

Rosicky e gjeti për mrekulli Walcottin, i cili dërgoi një krosim të ulet drejt Olivier Giroud dhe francezi e mposhti bashkëkombësin e tij Lloris për golin e fitores në minutën e 23.

Pas kësaj fitoreje Arsenali ngjitet në kuotën e 6 pikëve duke nisur ecurinë pozitive të rezultateve./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›