Arsenali paraqet ofertën: 35 mln për Shvajnin
Sipas mediave angleze raportohet se Arsenali ka përgatitur një superofertë për mesfushorin gjerman të Bajern Mynihut. Janë 35 milion euro që ekipi londinez ka bërë ndërmend të paguajë pas largimit nga skuadra të Samir Nasris dhe lojtari që pritet të zbarkojë në “Emirates” mund të jetë Bastian Shvajnshtaiger. Oferta e Arsenalit është zyrtare dhe tani pritet vetëm përgjigja e drejtuesve të klubit bavarez. Shvajnshtaiger ka qenë në qendër të kritikave gjatë ditëve të fundit nga ish-kapiteni Oliver Kahn dhe “Kaizeri” Bekenbauer, që e akuzojnë mesfushorin për mungesë impenjimi në fushën e lojës.