E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi e Gomis, rikthehen te “gjelat” kundër Shqipërisë

SHKRUAN: Jeton Selimi 25-08-2011 11:55

Frank Riberi dhe Bafetimbi Gomis pritet të rikthehen në skuadrën përfaqësuese të Francës për sfidën e dyfishtë të këtij muaji kundër Shqipërisë dhe Rumanisë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat franceze, sipas së cilave, në listës e lojtarëve që trajneri Laurent Blank do të publikojë sot, pritet të jenë edhe dy emrat e mësipërm.

Franca ndodhet në krye të grupit D, me një pikë avantazh ndaj Bjellorusisë dhe me një ndeshje më pak. Blutë do të jenë të detyruar ta përballojnë fushatën e shtatorit me disa titullarë më pak, Filip Mekses, i dëmtuar në gju, Abu Diabi, i dëmtuar në kavilje dhe Mamadu Sakho, i dëmtuar në kofshë.

Blank duhet të lumturohet që do të gjejë sërish Riberinë, që e ka marrë veten dhe e ka rritur potencialin fizik pak nga pak. I munguari i madh në miqësoren kundër Kilit, lojtari i Bajernit ka treguar një formë të mirë që në startin e Bundesligas.

Të martën ai zhvilloi sfidën kundër Zyrihut e vlefshme për Champions dhe shfaqi një rritje të madhe në forcë. Përzgjedhësi natyrish që nuk e ka harruar përfaqësimin e “Frankit” dhe skuadrës së Francës në barazimin 1-1 në Bjellorusi, por në këtë moment janë fatet e kombëtares në lojë.

Përsa i përket pjesës tjetër, Blank do t’i mbetet besnik filozofisë së tij dhe “nocionit të grupit”. Blank është i detyruar të arnojë disa gjëra. Në mbrojtje, pa Meksesin e Sakho, mund të thërrasë Junes Kabul. Adil Rami pritet të formojë dyshen e qendrës së bashku me Erik Abidalin.

Mungesa të ndjeshme në mesfushë. Përpara mbrojtësve, trajneri mund të hedhë të rium Laurent Koshelni, nëse shkatërruesi i “topçinjve” do ta ketë marrë veten deri në fundjavë. Për ish-lojtarin e Lensit, Rafael Varan, 18-vjeç, duhet që më parë të dalë nga stoli i Realit përv të eksperimentuar diçka.

Në mesfushë, përveç rikthimit të Frank Riberi, mund të shkojmë dhe një rinisje për Matjë Valbuena, që ka lënë pas dëmtimet dhe po tregon një formë të mirë te Marseja. Blank nuk e ka harruar formën e mirë që ka treguar “marsejezi” i vogël me blutë në miqësoren kundër Anglisë në “Ëembley”. Gjithashtu, pritet edhe rikthimi i Bafetimbi Gomis, që mund të jetë shoku i repartit për Karim Benzema. Lojtari i Lionit po tregon një formë të mirë në Ligën 1 dhe në Champions.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›